Në pritje të muajit të bekuar të Ramazanit…
Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë gëzim
Në pritje të muajit të madhështor…
O Zot, më jep jetë të agjëroj dhe këtë vit.
Muaj ramazan është muaj i paqes,
dashurisë, mirësisë dhe vëllazërisë.
Mos harro o rob i Allahut
Allahu në këtë muaj lëshon mëshirën e Tij
mbi ata të cilët agjërojnë,
Agjëro edhe ti…
Që kjo mëshirë të përfshin edhe ty.
Muaji Ramazan është muaj i namazit
Mos lejo o rob i Allahut
Që namazi ty të ikë…
Falu pa përtesë dhe plot gëzim
duke falënderuar Allahun e Madhërishëm
që na dha jetë të agjërojmë edhe këtë vit.
Ramazani është muaj i leximit të Kuranit
O rob i Allahut
mos të mashtron shejtani dhe kënaqësitë e kësaj dynjaje
e të largohesh nga leximi i Kuranit
Shumë shpërblime do t’i kesh,
për çdo shkronjë që lexon, të mira do të fitosh.
Ramazani është muaj i sadakasë (lëmoshës)
O rob i Allahut
Mos mendo që lëmosha do ta zvogëloj pasurinë tënde
me këtë Allahu do ta shumëfishoj pasurinë tënde.
Jepe lëmoshën duke mos u bërë mendjemadh
Ndihmoju skamnorëve dhe jetimëve.
Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. ka thënë:
“Kur hyn muaji Ramazan, hapen dyert e Xhenetit
e mbyllën dyert e Xhehenemit dhe lidhen shejtanët me zinxhir ”.
Mos të ikë as një ditë në këtë muaj
Çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë
kaloje në adhurim, mos u ndal…
Agjëro me plot besim tek Allahu xh. sh.
Se Ai do të shpërblejë për të,
do të falen mëkatet e bëra më parë.
O rob i Allahut
mos harro namazin në mes të natës…
“E ai që falet natën me besim tek Allahu xh. sh.
dhe me shpresë tek Allahu se Ai do ta shpërblejë për faljet,
do t’i falen mëkatet e bëra më parë.”
O Allah, kërkoj nga ti që agjërimi im dhe i të gjithë besimtarëve të jetë i pranuar tek Ti…!
Arta .A