Për shkak se për një kohë të gjatë veshkat mbledhin toksina, krip, zall dhe guralecë të vegjël, pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e tyre.
Si bëhet pastrimi i veshkave
Marrim një grusht majdanoz të larë apo koriandër, e presim në copëza më të mëdha, e vendosim në enë dhe i hedhim ujë përmbi (aq sa të mbulojmë fletët).
Pastaj i vendosim në zjarr të zihen për 10 minuta. Më pas i largojmë nga zjarri, i lëmë të ftohen (me kapak). Pasi të ftohen i kullojmë dhe i vendosim në frigorifer.
Ky çaj pihet i ftohtë, një herë në ditë nga një gotë.
Mund të bëjmë edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta lëmë për 30 minuta të rrijë e mbyllur.
Menjëherë pas disa ditësh mund të vërejmë se si urina është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.
Duhet të jemi të kujdesshëm në pirje, nëse dyshojmë se në veshka kemi guralecë, sepse ky çaj, prej majdanozi, do t’i ‘shtyj’, e për këtë ndoshta do të kemi nevojë ta vizitojmë mjekun.
Mos të harrojmë se karshi çajit të majdanozit, gjatë ditës duhet të pimë më shumë ujë në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.
Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit.
Edhe pse ky çaj është krejtësisht natyral, para se të vendosim ta përdorim rekomandohet konsultimi me mjekun.
Përveç majdanozit, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj të ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.