Njerëzit në anën lindore të botës kanë qenë gjithmonë të fascinuar pas qilimave të kuq. Mbretërit dhe udhëheqësit e kohëve të shkuara kanë qenë krenarë kur i kishin në shtëpitë e tyre.
Vlera e qilimave të kuq është konsideruar si pjesë integrale e çdo pasurie.
Për këtë arsye, muslimanët qilimat e kuq filluan t’i përdorin në xhami, për të dëshmuar vlerën e këtyre vendeve tek ata.
Në xhaminë e Profetit Muhamed, njeriut më të përzgjedhur në Islam, gjenden dhjetë mijë qilima të tillë.
Qilimat në xhami janë të kualitetit të lartë dhe prodhohen veçanërisht për xhami.
Brenda xhamisë janë rreth 3.500 qilima, 2 000 në çati, dhe 4 000 në hapësirat përreth xhamisë. Gjatë muajit të Ramazanit dhe Bajramit në xhami vendosen 9 500 qilima.
Ekzistojnë edhe 500 qilima shtesë të cilët përdoren në rast nevoje.
Qeveria saudite nuk jep kurrfarë shpjegime kur është fjala për paratë e shpenzuara për prodhimin e këtyre qilimave. Megjithatë, përhapja e një artizanati të tillë, që shitet në Medine, është një tregues i qartë i vlerës së gjërave të lartpërmendura.