Perberesit:
500 gr mish nga koka e viçit
3 lugë miell
1-2 luge vaj
4 -5 thelba hudhër
kripë.
Piper të kuq
Piper të zi
1-2 lugë uthëll
Përgatitja:
Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën. Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvlojme me lengun e mishit të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërprere me lugë druri deri sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudhrat, kripën, piperin e kuq të djegur në pak yndyrë, piperin e zi, 1-2 lugë uthëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke serviret e nxehtë, zakonisht si paragjellë./kuzhina.al