Studimet kanë treguar se lëngu i domates e ndihmon rikuperimin e trupit, më shumë se pijet energjetike dhe pijet e tjera. Ekspertët thonë se domatet përmbajnë veti ushqyesve thelbësore që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe uljen e presionit të gjakut.
Në një studim grek, i cili kishte përfshirë pesëmbëdhjetë atletë për dy muaj rresht, nëntë prej tyre kishin pirë lëng të domates dhe gjashtë të tjerët, pije energjike.
Është vërtetuar se ata që kishin konsumuar këtë lëng natyral, kanë pasur rezultate më të shpejta në rikuperimin e muskujve dhe rregullimin e sheqerit në gjak pas një stërvitje të vështirë.
Domatet janë të pasura me vitaminë C, B, dhe C, si dhe natrium, kalium, hekur, magnez dhe kalcium. Përveç kësaj, përmbajnë likopene, e cila ndihmon për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe kancerin, duke zvogëluar mundësinë e sulmit në zemër dhe kancerit të prostatës./zeri