Na erdhë..!

Na erdhë i bekuari
I bekuar me meritë
Prej kushteve të Islamit
Me kënaqësi duke t’pritë

Na erdhë i bekuari
Gëzohet besimtari
Harmoni familjare
Kur të vjen iftari

Na erdhë i bekuari
Dot mbushën xhamiat
Kënaqësi shpirtërore
Kur të falim taraviat

Na erdhë i bekuari
Prangosen shejtanët
Nga Allahu lehtësim
Për ne muslimanët

Na erdhë i bekuari
Hapen dyert e Xhenetit
Nga mëshira e Allahut
Mbyllen dyert e Xhenemit

Na erdhë i bekuari
Që është për Krijuesin
Derën e Xhenetit Rejjan
E bëri për agjëruesin

Na erdhë i bekuari
Që thirrët muaj i Kur’anit
Përhajr ju qoft të gjithëve
MUAJI I RAMAZANIT

Nuhi Osmani