Biskota me susam

artikuj

ërbërësit:

500 gr miell 00

150 gr gjalpë

150 gr sheqer

gjysmë luge marmalatë

gjysmë vezë (rrahim një vezë dhe e ndajmë)

80 ml ujë

1  vanilje

1 lugë kafe sodë

2,5 gr kripë

200 gr fara susami

Përziejmë mirë miellin më gjalpin, shtojmë sheqerin, vanilje, kripë, vezë, marmalatën dhe ujin ku kemi tretur sodën. Përziejmë mirë dhe brumin e përfituar e vëmë në frigorifer për një orë në një enë të mbyllur. Presim brumin në fije me madhësinë e gishtit të vogël, pasi në furrë dyfishohet vëllimi. Në një enë hedhim farat e susamit, e lagim me dy – tre lugë ujë. Rrotullojmë në susam biskotat dhe I vendosim në tepsi larg njëra – tjetrës. Pjekim në 180 gradë për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Ju befte mire./kuzhinaime/