Pas kryerjes së nevojës (urinës), filloj marrjen e abdesit dhe bëhem gati për faljen e namazit…

Pyetje:
Pas kryerjes së nevojës (urinës), filloj marrjen e abdesit dhe bëhem gati për faljen e namazit.
Mirëpo, çdoherë gjatë marrjes së abdesit mu më rrjedh nga organi disa pika të urinës.
Një gjë e tillë më ndodhë shpesh.
Si është gjendja e namazit tim nëse e fali në këtë gjendje, edhe pse me shëndet e di që jam mirë?

Përgjigje:
Ndoshta është cytje e shejtanit, se kinse ty po të del diçka nga organi, edhe pse ndoshta ty n’realitet nuk të del asgjë.
Të këshilloj, që pas kryerjes së nevojës pastroje organin dhe qëndro pak deri të ndalen pikat e urinës pas kryerjes së saj.
Pasi të ndalen pikat e urinës merr abdes dhe fale namazin.
Nëse, dalja e pikave të urinës pas kryerjes së saj, ndodhë shpesh, atëherë ti je goditur me sëmundjen e mbajtjes së urinës (tek ne i thojnë sahibi uzur).
Në këtë rast, pasi kryen urinimin, pastroje organit tënd dhe merrë diçka (faculet, pallomë) dhe mbeshtjelle organin me të, në mënyrë që ta ndalojë ose paksojë daljen e pikave të urinës ose sëpaku të ndalojë rënien e pikave të urinës në rrobe, pastaj merr abdes dhe falu në këtë gjendje, edhe nëse dalin pikat e urinês, sepse ti nuk ke mundësi të veprosh diçka më shumë.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
” Frikësojuni (dënimit të) Allahut me aq sa keni mundësi.” (Tegabun: 16).

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani