Krosant te mbushur me gjizë

artikuj

Nevojiten:

-2 komplete petë të gatshme(për 30 copë krosant),

-1/2  margarinë,

-1/2 gjizë,

– 1 ve,

-susam,

-vaj, dhe

– 200 gr ajkë.

Fillimishtë shkrijmë margarinën dhe e përziejmë me ajkë të cilës i shtojmë edhe vaj.Petën e gatshme (forma drejtëkëndësh) e shtrijmë dhe e lyejmë në të gjitha  anët me yndyrën e formuar nga margarina , ajka dhe vaji.Petën e lyer e palojmë në 4 pjesë duke formuar një shirit të gjatë.Në fillim të petës vendosim gjizën dhe e mbështjellim në formë trekëndëshi si në figurë.Njëjtë veprojmë edhe me petët tjera.Krosantat  i renditim në tepsinë e lyer me vaj.Secilin krosant e lyejme përmbi me ve, i vendosim një copëz të vogël margarinë dhe susam.Piqen në temperaturën 2000C,derisa  të marrin ngjyrën si  në figurë.Ju bëftë mirë. /H.Murati/mesazhi