O besimtar i ditёs
Posa Dielli tё rrezon nё dritare
ngrihesh nga shtrati pa prites fare
me aktivitetet ditore ja fillon
mirёsi pas mirёsie ti vepron.
Mirёsit tua me mjeshtёri i realizon
njerёzit pёr rethё teje si spektator ti i fton,
me kёnaqёsi ua pёrsёrit atyre qё s’patёn prezantuar
vetёm qё nё mesin e shoqёris tё jesh mё i lavdёruar.
Nё xhami shkon e falesh me rregull
nё zeqat e sadaka dhёnie aspak nuk fshehesh
jepё me njёrn dorё,e tjetrёs i rёfehesh,
vetёm qё nё syt e njerёzve tё mos kesh mjegull.
O mёkatar i natёs
Posa heshtja nё errёsirё tё mbretёron
nё mes natё vetёn ti zbulon
nё mundёsin e parё qё tё jepet ti vepron
pa aspak frig,veten me mёkate ti ngarkon.
Nё errёsirёn e natёs vendet publike i viziton
pa aspak ngurim,bamat tua i reklamon,
tё gjithё ata tё ndihmuarit i nёnçmon
e me fjalё meradie veten ti lartёson.
Nё errёsirёn e heshtur,ndёgjohen tik taket e kёpucve tua
qё pa ngurim,ecin drejt vendeve tё ndaluara,
han,pin,rёfehesh e dёfrehesh me njerёz tё shfrenuar
pёr ti shtuar milionat nё errёsirё,planifikoni se çka duhet vepruar.
Pse o njeri?Pse mёkatet e errёsirёs i ruan nё fshehtёsi
e mirёsit e ditёs i tregon me kёnaqёsi,
Pse? Rёfehu edhe pёr to,e tё vёrtetёn fytyr tregoje
rёfehu se ndoshta edhe pёr mёkatet do tё merni mirёnjohje.
Njerёz tё kёtillё ka shumё nё kёtё botё
tё luhatur nё besim,s’besojnё nё ndёshkimin e tё Madhit Zot
janё tё ndershёm nё syt e njerёzve,por jo edhe nё Syt e Zotit
tё tillёt tё tillё do mbeten pёrgjithmon,deri nё ditёn e gjykimit.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
05.Korik.2015