Një ëmbëlsira me arra

artikuj

Perberesit

 

6 te bardhe te vese,

130 gr arra te bluara,

100 gr sheqer,

1 qese sheqer vanile,

½ qese pluhur per pjekurina (pecive ose bakin)

2 luge miell

 

Filli

6 te verdha te vese,

150 gr sheqer,

400 ml qumësht,

2 luge nisheste,

Një qese puding vanile,

200 gr margarin.

 

6 te bardhat e vese tunden me sheqer derisa te fitohet nje shkume e forte. Mielli përzihet me pecive, sheqer vanilje dhe arrat e bluara dhe qitet ne shkumen e bere nga te bardhat e vese dhe tundet ngadale qe masa mos te bie. Atehere kjo mase qitet ne tepsi katrore 30×35 dhe piqet ne temp. 180 grade derisa te skuqet.               Ne nderkohe zihet kremi prej 6 te verdhave te vese qe përzihen me sheqer dhe tunden derisa te zbardhet ngjyra. Mirret 2 luge nisheste dhe nje qese puding vanile dhe pasi te përzihen bashke qiten ne qumësht te ftohet dhe fillon te ziehet duke e përzier vazhdimisht me telin per përzierje qe te mos krijohen kokrra derisa te trashet masa dhe ne fund i qitet margarine dhe përzihet akoma derisa te shkrihet dhe largohet nga zjarri (zjarri te ulet qe te mos ngjitet ne ene). Masa e pjekur me te bardha te vese ndahet ne tri shtresa dhe renditen nje shtrese me arra dhe nje shtrese me fill. Ne fund zbukurohet sipas deshires./mesazhi.com