Kam lindur në vitin 1968 në Shkup Shkollën fillore dhe të mesme i kam kryer në vendlindje. Pas shkollës mesme e kam kryer shërbimin ushtarak në Prishtinë në vitin 1987. Në fëmijëri kam ndjekur mësimet e leximit të Kuranit dhe duke qenë klasa e tretë, e kam bërë hatme Kuranin Fisnik. Në Ramazanin e vitit 1989, deshti Allahu dhe më shtohen aspiratat ndaj fesë islame. Në vitin 1990 udhëtova për në Damask, Siri dhe aty u regjistrova në institutin sheriatik dhe njëkohësisht edhe në institutin e gjuhës arabe kështuqë kam vijuar mësimin në dy shkolla. Në Siri pata rastin të takohem me shumë dijetarë, e në mesin e tyre edhe nga trojet tona si dijetarin Abdul-Kadër Arnautin – Allahu e mëshiroftë të cilin e kam pasur professor të hadithit, por edhe kam marrur edhe mësime shtes private. Në fillim të vitit 1994 më ftuan në Shqipëri për përkthyes arabisht – shqip dhe anasjelltas, ftesë që unë iu përgjigja. Qëndrova atje një vit ku e bëmë një punë të denjë në fushën e davetit. Në shtator të vitit 1995 udhëtova për në Jordani dhe u regjistrova në fakultetin e sheriatit pran universitetit privat të Xhereshit në Jordani. Në vitin 1999/2000 diplomova. Prej atëher e deri më sot veproj në fushën e davetit – thirrjes islame. Aktivitet që i zhvilloj në fushë të davetit: – ligjerata me tema të ndryshme në: 1. xhami, 2. mektebe, 3. klube islame 4. media: TV, radio dhe në rrjetin e internetit, – derse metodologjike, – tribuna, – seminare, – kurse të gjuhës arabe – mësimi leximit të Kuranit Fisnik, – përgjigje të pyetjeve fetare, – përkthime të librave fetare, – recensim të librave fetare, – dhe organizime tjera jam i martuar dhe kam tre fëmij. Jetoj në Shkup dhe veproj në dave me shoqatën Ihsan dhe Albislam ku jam drejtor i sektorit per dave (thirrjen islame).