Kur dikush dëshiron të humbë peshë më së shpeshti fillon dietën me konsumin e sallatave.
Shumica e njerëzve që kanë mbajtur dietë e dinë se duhet t’i shmangen përdorimit të salcave kremoze për sallata, por gabimin e bëjnë të gjithë duke u përpjekur të hanë më pak.
Georgina Brennan, autorja e librit “Salad of the Day”, thekson se përdorimi i tepruar i vaj ullirit paraqet një kurth kalorik gjatë përgatitjes së sallatave.
Vaji i ullirit është aq i shijshëm, saqë përdoret në të gjithë përbërësit – mund t’i skuqni specat me të, rrushi ruhet në të, ullinjtë etj.
Ky është mashtrimi më i madh, pohon ajo. Në vend që të përdorni produkte me bazë të vajit, Georgina këshillon gjëra tjera që zëvendësojnë vajin, ndërsa nuk e humbin fare shijen, shkruan gaztea “Zëri”.