Për tremujorin e fundit, Sony ka shitur 3 milionë njësi të konsolës së saj PS4.
Për krahasim, Microsoft ka shitur vetëm 1.4 milionë njësi të konsolës Xbox. Është e rëndësishme të theksohet se shifrat e shitjeve nga Microsoft i referohen konsolave Xbox dhe Xbox 360 në formë të kombinuar.
PS3 dhe PS Vita nuk janë ndarë me publikun si shifra të shitjeve, që do të thotë se ato ndoshta nuk janë të mëdha.
Sony ka shitur tani 25.3 milionë njësi të PS4 që nga fillimi dhe ka parashikuar 16.5 milionë njësi të shitura në këtë vit financiar.
Kjo do të thotë se në fund të marsit 2016, PS4 do të jetë 38.8 milionë përdorues në mbarë botën. (Telegrafi)