1. Ka njerëz që kanë nevojë për moral më tepër se që kanë nevojë për ujë dhe bukë!
2. Nëse ia qëllon 99 herë dhe e gabon 1 herë, njerëzit do ta harrojnë dhe do ta fshehin atë që e qëllove, e do ta paraqesin dhe shfaqin atë që e gabove!!
3. Ki kujdes që t’i bësh dëm ndonjërit, e të jetë arma e tij: HasbiAllahu ue ni’mel uekil (Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është!).
4. Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili foli për të mirë dhe fitoi apo heshti e shpëtoi!!
5. Sëmundjet nuk janë vetëm se në trup, po edhe në moral.. nëse sheh njeri me moral të keq lute Allahun ta shëron, dhe falënderoje Allahun që të mbrojti nga ajo që e sprovoi atë!!
6. Sa nga të mirët i shëmtoi vepra e tyre!!
7. Bëj çka të duash, se si vepron ashtu do të veprohet edhe me ty!!
8. Bëhu gjithmonë urë e cila përmison mes njerëzve dhe ki kujdes të bëhesh pengesë e cila ndanë mes tyre!!
9. Për keqardhje është.. se ka njerëz budalla të cilët e interpretojnë butësinë.. se është dobësi!!
10. Kush posedon moral dhe edukatë.. banon në zemrat e njerëzve përgjithmonë!!
11. Kur vdes zemra ikën mëshira.. kur vdes mendja ikën urtësia.. kur vdes ndërgjegjja ikën çdo gjë!!
12. Urime për atë që kur fle njerëzit luten për të, dhe mjerë për atë që kur fle njerëzit luten kundër tij!!
13. Përgëzime për atë që e dashuruan zemrat, dhe humbje për atë e që e mallkuan gjuhët!!
14 Unë nuk jam i përsosur, mirëpo para se t’i drejtosh gishtat e akuzimit e të më gjykosh, vërtetoju mirë se duart e tua janë të pastra plotësisht!!
15. Ji i sigurt se do të pish nga gota që ia jep tjetrit të pinë.. pa marrë parasysh se a është e ëmbël apo e ithët!!
16. Më mësoi jeta, se truri e ndërpret zhvillimin, atë ditë, kur e ndërpret leximin dhe meditimin! Dhe se nuk ka të reja, dhe të dobishme, në jetën e atij që nuk lexon!
17. Të metat e trupit i mbulon një metër pëlhurë, mirëpo të metat e të menduarit i zbulon diskutimi i parë!
18. Mendjemadhësi është që ti të paraqitesh se nuk je nevojtar për askënd, kurse deri dje ishe nevojtari më i madh për ta!
19. Ra një dru dhe të gjithë e dëgjuan zërin e ramjes së tij, ndërkohë një mal i tëri u rrit me drunj dhe askush nuk dëgjoi nga ai asnjë zë; dije se njerëzve nuk ju bie në sy suksesi po dështimi yt!!
20. Askush nuk e harron se ishe i keq një ditë prej ditëve, ndërkohë plot harrojnë se ishe i mirë për shumë ditë!!
21. Më herët thoshin: Njeriu nga natyrshmëria e tij është të gabon, mirëpo nga natyrshmëria e budallenjve është të kapen për gabimin!
22. Prej çudirave të njeriut është se, ai trembet nga të dëgjuarit e këshillës, kurse heshtën kur e dëgjon poshtërsinë!
23. Disa kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, heshtin dhe e përhapin atë, kurse disa të tjerë, kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, të mbrojnë dhe ta mbulojnë atë të metë! Dallim në moral dhe edukatë, jo më tepër!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU