JETO ME ZEMËR QË E DO ÇDOKUSH

1. Disa njerëz i duam, mirëpo nuk i‘u afrohemi; ata në largësi janë më të dashur, ata në largësi janë më të mrekullueshëm dhe ata në largësi janë më të shtrenjtë!

2. I dua ata që e dinë mirë si t’i bëjnë zemrat tona zogj që fluturojnë nga gëzimi!!

3 Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me takimet e tyre të shpeshta, ka njerëz që banojnë nëpër zemra edhe pse takimet me ta janë të rralla!

4. Lumturinë që e fut në xhepat e të tjerëve, një ditë nga ditët, atëherë kur je i pikëlluar, do të kthehet që të fshehët në xhepat e tua!!

5. Miqësia nuk është ajo që miku yt të shoqëron për çdo ditë, po ai të jetë afër teje, atëherë kur nga ty largohen të gjithë!!

6. Të kërkuarit falje është parfum i bukur, i cili i shndërron shumicën e momenteve budallallëku, në dhuratë të bukur!

7. Njeriu më i ëmbël është ai që kalon nëpër jetën tonë dhe pas tij len kujtime të bukura!!

8. Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër e cila të donë, pa mos kërkuar nga ti asgjë tjetër, përveçse të jesh mirë!!

9. Lotët janë më të shtrenjta se sa buzëqeshja, ngase buzëqeshjen ke mundësi t’ia dhurosh kujt donë, kurse lotët, ato nuk rrjedhin vetëm se për njeriun më të shtrenjtë!!

10. Një ndër sebepet më të thjeshta të lumturisë; një njeri i cili interesohet për ty për çdo ditë!!

11. Përkujdesja; nga dhuratat më të thjeshta dhe më të bukura!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU