Hurma është konsideruar si fryti më i mirë në botë për shëndetin e njeriut për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit.
Hurma shërben për një sërë sëmundjesh si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë. Sipas përbërjes së tyre, hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.
Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura, rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.
Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset.
Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.