Lajmi i cili me shpejtësi e përshkroi botën dhe që është duke dhënë shpresë për shumë njerëz, është zbulimi i një ilaçi për shërimin e të sëmurëve nga kanceri.
Shkencëtarët nga instituti “QIMR Berghofer Medical Research” në Queensland, në Australi, pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin tërësisht të shëndetshëm dhe natyral që është testuar në pacientët që vuajnë nga lloje të ndryshme të kancerit.
Në pyetje janë manaferrat çudibërëse që gjenden vetëm në territorin e Australisë Veriore, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Kjo bimë mund të gjendet nën emrin “fontainea picrosperma”.
Ekipi hulumtues u intrigua rastësisht nga vëzhgimi i kafshëve që kanë ngrënë këto manaferra, duke kryer kërkime më të hollësishme për të zbuluar të gjitha të mirat e kësaj bime.
Hulumtimi fillimisht është kryer në një qen të prekur nga një formë e rëndë e kancerit, kurse rezultati i favorshëm është vërejtur pas vetëm 15 ditësh, kur tumori është zhdukur tërësisht.
Megjithatë, shkencëtarët kanë qenë të fascinuar nga vëzhgimi që pas vetëm 5 minuta janë vërejtur ndryshime të dukshme në kafshët e testuara.
Është regjistruar edhe një rast i shërimit të një gruaje, Martina Toso, e cila u pajtua që në mënyrë vullnetare të provojë efektivitetin e veprimit magjik të kësaj bime. /ZËRI/