MOSAGJËRIMI I NATËS SË MADHE TË KADRIT

Pyetje:

Kam agjëruar krejt muajin e agjërimit, përveç Natës së Madhe. Nuk kam mund ta agjëroj atë natë, sepse e kam martuar vëllanë bash në atë Natë të Madhe. Desha një këshillë nga ju, si ta zëvendësoj (kompensoj) atë natë, kur dihet se ajo natë vlen sa një mijë muaj?

Përgjigje:

Pasha Allahun që ka krijuar çdo gjë të gjallë, edhe sikurse tërë pjesën e mbetur të jetës tënde të agjërosh, nuk do të mund të arrish kompensimin e plotë të asaj dite, dhe subhanallah sa keq e keni manifestuar dhuntinë dhe begatinë e Allahut për martesën e vëllait tuaj me shkelje të ligjit të Allahut!

Këshilla ime për ty është si në vijim: Në radhë të parë duhet të pendohesh tek Allahu Fuqiplotë për këtë gjynah të madh që  e ke vepruar dhe të kërkosh falje nga Ai, sepse vetëm Ai falë mëkatin dhe pranon pendimin nga robi i sinqertë dhe të ripërtërish besën me Të që kurrë më, madje edhe njëherë të vetme të mos biesh në kësi gabimi.

Dhe nën dy, ke obligim që të agjërosh dy muaj të plotë pa ndërprerje për atë ditë të prishur. Allahu ta faltë gabimin dhe ta pranoftë pendimin.

Allahu e di më së miri!

Dr. Shefqet Krasniqi