17- GRUAJA QË E PLOTËSON RAMAZANIN NË MUAJIN SHEVAL PËR SHKAK TË MENSTRUACIONEVE, KËTO DITË A I KONSIDEROHEN PLOTËSIM I GJASHTË DITËVE TË SHEVALIT

Pyetja:

? Femra nëse agjëron gjashtë ditë në muajin Sheval me të cilat ajo plotëson agjërimin e ditëve të mbetura nga Ramazani për shkak të menstruacioneve, ky agjërim a është i vlefshëm edhe për gjashtë ditët e Shevalit të cilat janë synet të agjërohen pas Ramazanit apo duhet të agjërojmë ditë tjera e jo të agjërojmë vetëm gjashtë ditë me dy nijete?

Përgjigja:

? Transmetohet nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit pastaj e pason me agjërimin e gjashtë ditëve ë Shevalit do t`i shkruhet shpërblimi i agjëërimit të tërë kohës”. Ky hadith është argument se pas plotësimit të Ramazanit për të fituar këtë shpërblim patjetër duhet agjëruar nafile edhe gjashtë ditë të Shevalit…
Bazuar në këtë që përmendëm për të arritur shpërblimin e tillë duhet plotësuar edhe gjashtë ditë të Shevalit. Nëse në Ramazan nuk ka mundur ta plotësoj atë tërësisht atëherë në Sheval duhet t`i plotësoj ditët e mbetura e pastaj t`i agjëroj gjashtë ditët e Shevalit.
Agjërimi me kompensim i ditëve të Ramazanit nuk mund të bëhet edhe me nijetin e agjërimit nafile-vullnetar të gjashtë ditëve të Shevalit. Pra shkaqet e agjërimit kanë dallim mes vete”

Shejh Abdullah ibën Xhibrini (Fetava sijam, fq. 111)


Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri