Qeshu “Botë” qeshu
se lotët për ty nuk jan
Qeshu në sy të fëmijëve
që pa prind i lam.
Qeshu “Botë” qeshu se
lotët të kan harru.
Dynjaja të ka mashtru
kamja të ka hutu.
Qeshu “Botë” me zemër
e me buzë qaj.
Qaj për ato nana
që pa fëmijë i lat.
Lotët e tua jan helm
helm që vret.
Vret nëna me fëmijë
Burra , gra e pleq.
Kurr s` heq dor një
nanë prej bijëve të vet.
Kurr një nanë fëmijën
e vet s`e vret..
Ti “Botë” e poshtër
katile e fëmijëve u bane.
Bijët e tu i vrave
derën jau thave.
Ndoshta “Botë” për ty von
një ditë do te jet.
E do të qash për vete
me lotët e vërtet.
Qaj “Botë” për vete me zë qaj.
Tash lotët e tua sa të pa vlera jan.
Veq dy Lotë të jetimit
botën gjall e mbajn.