Se fundmi, sipas kuotave te miratuara nga vendet perendimore, rreth 4 milione siriane do te pranohen me statusin e refugjatit. Nderkohe rreth 6 milione te tjere jetojne si refugjate ne Turqi. Larg vemendjes se medias ne qytezen e Zebadanit, shume afer Damaskut, forcat opozitare siriane kane patur ne menyre te drejteperdrejte bisedime me perfaquesues ushtak te Iranit, ku u kerkohet qe te largohen prej ketij qyteti bashke me popullsine autoktone per ta mbushur me shtetas iraniane. Sigursht qe kjo oferte eshte refuzuar dhe luftimet ne Zebadeni ende vazhdojne mes forcave te Hisbullahit dhe opozites te armatosur siriane. Tashme duket fare qarte qe Esedi nuk posejdon as pushtet dhe as territor, madje as force negociuse. E njejta gje ka ndodhur edhe ne Latakia dhe rrethinat e saj, ku mendohet vendosja e nje baze ushtarake ruse, forcat e Esedit kane kthyer mbrapsht popullsine alevite te ardhur nga fshatrat e Hamase qe gjenden nen zoterimin e forcave opozitare, per shkak se vendosja e bazes ruse kerkon nje territor te bashatisirur nga popullsia. Fluksi i jashtezakonshem i refugjateve qe vijne nga zonat e luftes kane gjetur deri diku nje dere te hapur ne Perendim ne ndjekje te endrres per nje jete me te mire. Por a ka ndodhur kio shperngulje nga kurdet?! Po nga alevitet e Sirise?! Sic duket refugjatet siriane ne pjesen derrmuese jane nga zonat sunite. Se shpejti pritet qe Esedi apo ata qe qendrojne pas tij te hedhin ne tavoline propozimin per ndarjen e Sirise ku pjesa me e madhe e riformulimit do te perfshije zonat sunite, ku me shume gjasa ashtu si ne Zebedani do te popullohen me popullsi iraniane, ndersa zonat alevite si ajo e Latakias, nje pjese e Humsit dhe Hamase do te konsiderohen zone e mbrojtur e shtetit te ardhshem alevit.
Revulucioni sirian gjate gjithe ecurise se tij ka hasur ne veshtitesi te shumta ku forcat dhe palet ne terren, te mbeshtetur nga aleatet e tyre te jashtem jane perpjekur te formulojne nje Siri qe u siguron atyre mbrojtjen e interesave. A do te jete politika e tokes se djegur e sukseshme, kete do ta vendose mprehtesia dhe vigjilenca e popullit sirian, qe me shume vendosmeri po kerkon parajsen ne vendin e vet e jo gjetke.