Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është “eliksir” i pabesueshëm në “luftën” kundër rrudhave.
Ky është rezultati që doli nga një studim britanik. Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin prej një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt dhe shpëlajeni mirë./zeri