Përveç ndikimit vizual, stresi lë shenja që nuk janë të dukshme në shikim të parë, por janë shumë të mëdha dhe mund të lënë efekte permanente.
– Stresi i bën njerëzit të bezdisshëm: Ju e dini që nuk jeni personi më i rehatshëm kur jeni nën stres. Shkencëtarët francezë kanë provuar se stresi i bën njerëzit të bezdisshëm dhe nervoz. Kjo është ajo që vërehet në shikim të parë, por ajo që nuk e dini është se pastaj në tru ndodhin ndryshimet kimike, duke pamundësuar lidhjen e neuroneve të caktuara në tru. Për fat të keq, disa ndryshime mund të jenë të përhershme.
– Stresi kronik zvogëlon trurin: Stresi i tejzgjatur dëmton aftësinë e trurit për të kujtuar dhe për të mësuar. Zvogëlon volumin e materies gri që është përgjegjëse për emocionet, vetëkontrollin dhe funksionimin normal psikologjik. Përfundimisht ndodhin vështirësi serioze në përqendrim dhe aftësinë për të përballuar emocionet.
– Shkatërron neuronet: Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëm një ngjarje shumë e vështirë mund të shkatërrojë neuronet e krijuara rishtas në hipokampus. Nëse ngjarjet e tilla ndodhin rresht, efekti i kortizolit, i cili lirohet gjatë stresit, është edhe më shkatërrues dhe mund të jetë i përhershëm./(Zëri)