MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA!

  1. E pyeti njëra nga gratë shoqen e saj kur e lindi fëmijën: Çfarë të dhuroi burri me lindjen e fëmijës?!

I tha: Nuk më dhuroi gjë!

Sa është kjo logjike? Ti a nuk ke vlerë te burri yt? – ia kthehu ajo grua.

Me ato fjalë ajo e hodhi një bombë dhe u largua!

Burri i saj u kthye nga puna në mesditë dhe e gjeti gruan të zemëruar dhe u zënë mes vete dhe u fjalosën derisa erdhi çështja tek divorci!

Prej nga erdhi problemi??! – Nga ajo fjalë që e tha ajo grua!!

—————————————-

  1. E pyeti njëri shokun dhe i tha: E si po jetoni në këtë shtëpi, po çuditem me ju?! A është e mjaftueshme dhe e gjerë për ju?!

Kjo shtëpi për ne është e mjaftueshme dhe e gjerë, dhe ty kjo çështje nuk të intereson- ia kthehu shoku.

Ky njeri do që të fus përçarje në shtëpi dhe ti nxit anëtarët e saj të zihen mes veti. Kjo është e ligë.

—————————————-

  1. U takua me një djalosh të ri dhe të mrekullueshëm dhe i tha: Ku punon?!

Në shitoren e filanit – ia kthehu.

E sa të paguan?!

Më paguan kaq (dhe e cek shumën).

Vetëm se aq – ia kthen njeriu i habitur!! Ti si jeton me ato të holla?! Pronari i shitores e meriton mundin tënd dhe djersën tënde!

Djaloshi filloi ta urren punën dhe shkoi të kërkon nga pronari rritjen e rrogës dhe u refuzua dhe e braktisi punën!

Ishte shumë mirë duke punuar kurse tani mbeti pa punë!

—————————————-

  1. E vërejti prindin se ishte i qetë dhe i lumtur dhe i tha: Pse nuk po të viziton i biri shpesh?!

Ka obligime brenda ditës dhe punon shumë – ia kthehu prindi!

E si po beson se nuk po ka kohë për ty të viziton?!

Kjo fjali e ndryshoi zemrën e prindit, filloi të ndjej urrejtje pasi që zemra e tij ndjente lumturi dhe kënaqësi!!

—————————————-

– Ne shpesh në përditshmërinë tonë i parashtrojmë disa pyetje (si; Pse nuk e ke blerë këtë?!  Pse nuk e posedon këtë?! Si po e duron këtë person?! E si po e lejon një gjë të tillë?! etj.) dhe fare nuk mendojmë se si do të ndikon ajo pyetje tek tjetri dhe si do ta kupton ai dhe nuk e dimë se çfarë përçojnë këtë pyetje në shpirtin e atij që i dëgjon!!

Ndoshta qëllimi ynë nuk është i keq apo atë e bëjmë nga padituria, mirëpo ajo më vonë bie sebep që të shkatërrohen jetesa dhe familje dhe pasuri e shumë gjëra të tjera. Për këtë arsye kujdes, mos fut urrejtje në zemrat e njerëzve me pyetjet e tua!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU