Në Britaninë e Madhe ka filluar hulumtimi më i rëndësishëm në botë, për të parë nëse aspirina mund të parandalojë kthimin e kancerit.
Rreth 11.000 njerëz që kanë pasur kancer në zorrë, gji, prostatë dhe stomak, do t’i nënshtrohen testimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Debati për ndikimin e aspirinës vazhdon me vite. Shkencëtarët thonë se nëse ndikimi pozitiv i saj vërtetohet, atëherë do të ekzistojë një formë e lirë dhe efektive për të ndihmuar më shumë pacientët e mbijetuar.
Gjatë studimit, që financohet nga organizata bamirëse “Hulumtimi i Kancerit në Britaninë e Madhe dhe Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore”, pacientët do të marrin nga një tabletë çdo ditë për pesë vjet. /ZËRI/