“
Prokuroria Speciale e Kosovës ka gabuar rënd kur ka kërkuar arrestimin e vetëm 12 imamëve në Kosovë. Është dashur të burgosen të gjithë hoxhollarët e Kosovës. Veprat e tyre penale janë të shumta dhe ata duhet të burgosen për të ruajtur rendin kushtetues të vendit tonë.”
“Me këtë rast për t’i dalur në ndihmë prokurorisë speciale të shtetit, unë po jap vetëm disa fakte pse duhet të burgosen të gjithë hoxhollarët:”
“Me ligjeratat e tyre po infektohet rinia jonë dhe tani ka më pak të rinjë që luajnë në kazino dhe në bastore. Poashtu edhe shitja e narkotikëve ka ra ndjeshëm, madje këtë e pohojnë edhe vetë dilerët e drogës.”
“Ndërsa veprat me të rënda penale të hoxhollarëve janë se si rezultat i ligjeratave të tyre, në Kosovë është rritur krimi i organizuar, korrupsioni, ryshfeti, nepotizmi dhe sidomos papunësia. Pushteti në Kosovë tash e 15 vite në vazhdimësi po hap vende të reja të punës, porse populli duke shkuar në ligjeratat e hoxhollarëve janë bërë dembelë dhe nuk po punojnë.”
“Ndërsa edhe përkundër punës së palodhshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo nuk po arrin të ndalë hovin e madh të hoxhollarëve që me ligjeratat e tyre po shkaktojnë skandale të mëdha korruptive si ajo e vjedhjes së provave materiale për krime serioze në Policinë e Kosovës dhe tjetra, skandali korruptiv me pasaporta me vlerë 1.4 milion euro. Më duket se gjatë muajit të Ramazanit nepër xhamitë e Kosovës, dhe atë pas orës 22:30, shpërndaheshin këto pasaporta, madje në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit kishte rradhë të gjata për marrje të pasaportave dhe ka pasur vonesa, ku njerëzit kanë qëndruar aty deri pas orës 3 të mëgjesit, gati në kohën e syfyrit.”
“Fakte shokuese nga veprat penale të hoxhollarëve janë të shumta, këtu po përmend edhe faktin se në Kosovën e pasluftës, sipas statistikave të policisë kanë ndodhur mbi 1400 vrasje, shumica e tyre nuk janë të zbardhura dhe hoxhollarët nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e tyre; poashtu sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në vitin 2012 ka pasur 351 incidente të dhunës mes nxënësve, e mos të përmendim vitet e tjera, e siq e dini të gjithë, hoxhollarët janë nxitësit më të mëdhenjë të dhunës në shkolla; Ndërsa prej vitit 2001 deri më 2012, gjithnjë sipas statistikave të Policisë së Kosovës për trafikimin me qenie njerëzore, shumica detyrim në prostitucion, me numrin më të madh të njerëzve të trafikuar është Kosova. Ku ajo vazhdon të jetë edhe vend tranzit për në vendet e BE-së.”
“A nuk janë të mjaftueshme këto fakte për të burgosur të gjithë hoxhollarët e Kosovës dhe kështu ta ruajmë rendin tonë kushtetues?!”
“Gjithsesi ka edhe fakte tjera që prokuroria speciale e Kosovës mund të bazohet në to për të arrestuar të gjithë hoxhollarët e Kosovës, por sa për fillim le të mjaftojnë këto fakte. Ndërsa në të ardhmen, mundësisht të shikohen mundësitë edhe të shkatërrimit të xhamive. Për realizimin e këtij projekti ju propozoj modelin e xhaxhit Enver që filloj së realizuari në vitin 1967 për rrënimin e objekteve të kultit.”
“Ndërsa këshilla ime e fundit për prokurorinë speciale është që arrestimi i të gjithë hoxhollarëve të bëhet sa më shpejt, mundësisht neser paradite, para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës dhe të zgjedhen instituconet e reja të vendit, se pastaj nuk do të ketë efekt mbajtja e tyre nepër burgjet e Kosovës.”
Amir B. Ahmeti
(Autori është magjistër i shkencave juridike, ish deputet i Kuvendit të Kosovës)