Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër

artikuj

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 2L ujë
  • 0.5 L vaj
  • 0.5 L uthull
  • 300 gr krip
  • 1 filgjan kafeje sheqer
  • 10 thelba hudhër
  • 10 karrota
  • 2 tuba majdanoz

Udhëzimet:

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse. Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat.

Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz. Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë./Mesazhi