Të hash vezë është mjaft e shëndetshme përkundrazi që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson ashtu dhe nuk ha vezë rregullisht, ja ku ke disa arsye pse duhet të hani dhe atë çdo ditë.
– Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit: Vezët janë një nga burimet më të mira të “choline”-s. Një vezë e madhe ka 33 për qind të vlerave që rekomandohen në ditë. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë choline janë për 25 për qind më pak të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit. Kjo është një arsye e fortë pse veza nuk duhet të mungojë assesi në dietën tuaj të përditshme, transmeton “Zëri.info”.
– Vezët mirëmbajnë shikimin: Të verdhët e vezës gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksidues që janë treguar se na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu do të mundë të rrotulloni sytë edhe në të ‘80-ta!
– Humbja e peshës: Hulumtuesit kanë zbuluar se të hash vezë në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini të humbni rreth 1.3kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera derisa të vijë koha drekës.
– Kolesteroli: Edhe pse vezët përmbajnë kolesterol ky është tjetër kolesterol nga ai që kemi në trup. Pavarësisht rekomandimeve shëndetësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sugjerojnë se rritet niveli i kolesterolit në gjak nëse hani vezë./(Zëri)