RREZIKU I PËRNGJASIMIT ME JOBESIMTARËT

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe krenohuni me Fenë e juaj.

Allahu, azze ue xhel, i pasuroi dhe i begatoi muslimanët me zbritjen e një legjislacioni të plotë e gjithëpërfshirës, edhe atë të vlefshëm për çdo kohë dhe çdo vend dhe për çdo interes, fetar dhe jetësor, dhe arritjen e lumturisë së kësaj dynjaje dhe ahireti e bëri të varur për kapjen e këtij legjislacioni dhe punën me ligjet e tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerimTaha 123, dhe Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohenBekare 38.  Ky sheriat (legjislacion) është rruga e drejtë e atyre që u begatuan prej Pejgamberëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë, dhe çdo gjë që e kundërshton këtë rrugë është rruga e atyre që u mallkuan (çifutët) dhe që e devijuan rrugën e drejtë (krishterët).

O ti musliman, në çdo rekat prej namazit tënd kur e lexon suren Fatiha, e cila është shtyllë prej shtyllave të namazit, i lutesh Zotit tënd që të udhëzon në rrugë të drejtë dhe të largon prej rrugës së të mallkuarve dhe të devijuarve. Meditoje këtë lutje, qëllimet e saj dhe frytet e saj. Do të vëresh se gjëja e parë në çka thërret kjo lutje është ndjekja e rrugës së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam,dhe kapja për ligjet e tij në adhurime, në marrëdhënie mes njerëzve, në etikë dhe në moral të përgjithshëm dhe të veçantë.

Poashtu, do të vëresh se kjo lutje thërret në kundërshtimin e jobesimtarëve në adhurime, në marrëdhënie mes njerëzve, në etikë e në moral, për arsye se përngjasimi me ta në pamje të jashtme trashëgon dashuri ndaj tyre në brendësi. Për këtë arsye kanë ardhur shumë citate prej Kuranit dhe prej Sunetit që urdhërojnë në kundërshtimin e përngjasimit me jobesimtarët, duke e larguar muslimanin prej asaj çka nuk i bën dobi, për shkak se veprat e jobesimtarëve janë të gjitha të kota, rruga e tyre është e devijuar dhe përfundimi i tyre është shkatërrimi. Në të gjitha veprat e jobesimtarit dhe çështjet e tij patjetër ka ndonjë të metë e cila e pengon atë që nëpërmjet tyre të i plotësohet ndonjë dobi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe”. Ibrahim 18, dhe ” Sa për ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë”. Nur 39.

Edhe pse Allahu na paralajmëroi prej rrugëve të cilat na çojnë drejt përngjasimit të jobesimtarëve prapë se prapë e vërejmë se disa prej muslimanëve i pasojnë ata verbërisht edhe me atë vërtetohet fjala e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i cili thotë: “Do të pasoni rrugën e atyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë, hap pas hapi gjersa edhe nëse hynë në birucën e hardhucës do t’i pasoni”. I thamë: “O i Dërguari i Allahut të krishterët dhe jehudët?”. “Tha e kush pos tyre?”.

Në një transmetim tjetër thotë: “Nuk do të bëhet Kiameti gjersa Umeti im të pasoj rrugët e atyre që kanë qenë para nesh pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi”. I thanë: A janë persianët dhe romakët? Tha: E kush tjetër përveç tyre.

Pra, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, na lajmëroi se prej Umetit të tij do të ketë njerëz të cilët do t’i pasojnë çifutët, krishterët dhe mushrikët dhe për këtë arsye e ndaloi përngjasimin me ta. Shkuarja e disave prej muslimanëve pas hapave të jobesimtarëve nuk do të thotë se i tillë është krejt Umeti, për shkak se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Do të vazhdon një grup prej Umetit tim në të vërtetën deri në Ditën e Kiametit dhe ata janë xhemati”

Dhe poashtu na lajmëroi se: “Allahu nuk e bashkon Umetin tim në humbje”. Me këtë na bën me dije se patjetër në këtë Umet do të ketë njerëz të cilët do të jenë të kapur për udhëzimin e tij, i cili është feja Islame e pastër, dhe se do të ketë prej atyre të cilët do ta lajthitin rrugën dhe do të shkojnë pas hapave të çifutëve dhe krishterëve dhe se kjo është devijim të cilin ia zbukuron njeriut shejtani.

Urtësia e ndalesës së përngjasimit të jobesimtarëve dhe urdhërimi i kundërshtimit të tyre është e qartë, për arsye se përngjasimi me ta në pamje të jashtme e trashëgon përngjasimin me ta në të brendshmen, e cila pastaj çon deri në pajtueshmëri me ta në besim, moral dhe vepra. Kurse kundërshtimi i tyre në pamje të jashtme e bën të detyrueshme kundërshtimin e tyre në të brendshmen.

Në ditët e sotme është rritur numri i muslimanëve të cilët i pasojnë jobesimtarët në veshjen e tyre, në të folurit e tyre, në pamjen e tyre, edhe atë burra dhe gra. Prej veprave që aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është rruajtja e mjekrës dhe zgjatja e mustaqeve dhe zgjatja e flokëve ashtu siç i zgjasin jobesimtarët. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, urdhëroi në zgjatjen e mjekrës dhe shkurtimin e mustaqeve dhe urdhëroi në përkujdesjen e tyre, dhe urdhëroi në kundërshtimin e jobesimtarëve ku prej traditës së tyre ishte  zgjatja e mustaqeve dhe rruajtja e mjekrave.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, në disa hadithe thotë: “Prisni ( shkurtoni ) mustaqet tuaja dhe lëshoni ( rrisni ) mjekrat tuaja, ndryshoni nga idhujtarët”. (Buhariu nr. 5892 dhe Muslimi nr. 259 )

“Shkurtoni mustaqet tuaja dhe lëshoni mjekrat tuaja, ndryshoni nga zjarrputistët”. ( Muslimi nr. 260 )

“Kundërshtoni jobesimtarët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat”. ( Buhariu, Muslimi). 

Pra shkurtimi i mustaqeve dhe zgjatja e mjekrës është prej cilësive të natyrës së pastër dhe udhëzimit të Pejgamberëve, dhe është kundërshtim i armiqve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij,alejhi salatu ue selam. Për fat të keq injoranca dhe pasimi i verbër e bëjnë që e keqja të zbukurohet dhe e mira të shëmtohet. Shumë prej muslimanëve sot i shkurtojnë mjekrat dhe zgjatjen e saj e konsiderojnë prapambeturi dhe të shëmtuar, dhe harrojnë se posedimi dhe zgjatja e saj është prej cilësive të burrave dhe pjesë e bukurisë së tyre. Muslimanët janë të urdhëruar ta pasojnë të Dërguarin e tyre dhe mos t’i pasojnë ata që e kundërshtojnë traditën e tij, për arsye se  i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, është një shëmbëlltyrë e mrekullueshme për tërë njerëzimin:”Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”. Ahzab 21.  

Prej çështjeve tjera që aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është të folurit dhe të mësuarit e gjuhëve të tyre pa nevojë. Shumë muslimanë sot i mësojnë gjuhët e jobesimtarëve dhe me atë së bashku i mësojnë edhe traditat dhe moralin e tyre dhe në shumicën e rasteve gjuha bie shkaktar që një musliman të shkon pas hapave të tyre. Vërejmë se nuk i kushtohet rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës arabe e cila është gjuha e Kuranit dhe e Sunetit dhe nëpërmjet të cilës muslimani e mëson fenë e tij. Mësohet gjuha angleze, gjermane, spanjolle, etj, për interesa të dynjasë, mirëpo kur vjen në pyetje gjuha arabe, gjuha e Kuranit, atëherë konsiderohet si gjuhë e prapambetur, gjuhë e shkretinës. Allahu na mbrojt prej devijimit pas udhëzimit. 

Prej çështjeve tjera të cilat aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është imitimi i tyre në çështjet e adhurimeve, si imitimi i tyre në ndërtimin dhe meremetimin e varrezave, zbukurimi i tyre dhe vizatimi i pikturave të ndryshme.  Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Allahu i ka mallkuar çifutët dhe të krishterët; (sepse ata) kanë shndërruar varrezat e pejgamberëve të tyre në xhami”.

Në një hadith tjetër thotë: “Ata janë njerëz, që kur të vdes robi i mirë apo burri i mirë në mesin e tyre, ndërtojnë mbi varrin e tij faltore dhe pikturojnë pikturat e tilla. Ata janë krijesat me të dëmshme të Allahut”. 

Kjo është një prej shkaqeve e cila i çoi disa prej muslimanëve në veprimin e shirkut dhe të mëkateve të mëdha.

Prej imitimit të tyre në adhurime e kemi edhe imitimin e festave të tyre politeiste, si festa e ditëlindjeve të kryetarëve dhe mbretërve, të cilën festë e imituan disa prej muslimanëve dhe filluan ta festojnë ditëlindjen e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, edhe pse ditëlindja e tij nuk dihet saktë. Këto festa politeiste emërtohen edhe si dita e dashurisë, dita e nënës, dita e drurit, dita e pastërtisë, etj, dhe të gjitha kanë depërtuar tek muslimanët prej anës së jobesimtarëve. Në Islam ekzistojnë vetëm se dy festa: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Festa tjera nuk pranohen dhe konsiderohen si risi në Fe, prandaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bie kurban i atyre që vetes i thonë musliman dhe i festojnë festat e jobesimtarëve. Këta njerëz janë injorantë të mëdhenj dhe nuk e njohin realitetin e Islamit, mirëpo nëse e njohin realitetin e Islamit dhe dispozitat e tij rreth festave dhe këtë e veprojnë me qëllim atëherë kjo është një musibet edhe më i madh.

O ju musliman,

Allahu, azze ue xhel, thotë: “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!”. Bekare 120.

nga arabishtja: Irfan JAHIU