Aroma e portokallit është mjaft e dobishme në shërimin e infeksioneve, dhimbjeve në muskuj, sëmundjeve në gojë dhe në mishin e dhëmbëve dhe mund të përdoret edhe si afrodiziak.
Ditët e lodhshme mund t’i kaloni në mënyrë paksa më të këndshme sesa t’i lini ashtu siç edhe në të vërtetë janë. Sipas mjekëve gjatë kësaj periudhe kohore në shtëpitë tuaja mund të sillni vullnetin përmes aromave të ngrohta e të këndshme, transmeton “Zëri.info”.
Aroma pos që e bën më të këndshëm ambientin dhe atmosferën ku jetoni, gjithsesi se e forcon edhe sistemin tuaj imun, si dhe ndihmon në kujtimin e momenteve të bukura nga e kaluara.
Sidomos sugjerohet aroma e freskët e ngrohtë e portokallit të qëruar, derisa mund të përdorni edhe vajin eterik. Kjo aromë lehtëson pengesat në tretje, është i mirë për një lëkurë të shëndetshme./(Zëri)