BUZËQESHJA DHE LIDHSHMËRIA E SAJ ME IMANIN

A e dini se ekziston lidhshmëri e fortë në mes buzëqeshjes dhe shkallës së besimit në Allahun?!

Çdoherë kur në ty rritet besimi në Allahun dhe të kapurit për rregullat fetare aq më shumë shtohet ndjenja e të kënaqurit dhe kjo rezulton me buzëqeshje në fytyrën tënde.

A ekziston diçka ditëve të sodit që e nxit besimtarin të buzëqesh?! Padyshim se po. Besimtari duhet ta kupton se Allahu ia dhuroi jetën dhe të dëgjuarit dhe të shikuarit dhe ia mundësoi të lëviz dhe të kupton, dhe kjo ja shton imanin dhe të kënaqurit me begatitë e Allahut, dhe në anën tjetër ka shumë të tjerë që janë privuar nga këto begati dhe prapëseprapë buzëqeshin!

Po ashtu dije se nëntë nga dhjetë personat që i takon rrugës me buzëqeshje shpresohet që të duan, sepse buzëqeshja është viza për të depërtuar në zemrat e të tjerëve.

Mos harro që kur tjetri të buzëqeshën ti mos ia kthe atij me mrrola dhe rikujto se buzëqeshja ta zgjat jetën.

Prandaj buzëqeshu dhe mos harro që buzëqeshja e jote të buron nga zemra me qëllim që të depërton deri tek zemrat e tjera.

Buzëqesh.. se çdo njeri që e takon në vete bartën brenga të shumta!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU