Kompania amerikane Apple është pajtuar që autoriteteve italiane t’ua paguajë shumën prej 318 milionë eurosh për ta zgjidhut një mosmarrëveshje, pasi gjiganti amerikan i teknologjisë u akuzua nga autoritetet italiane për shmangie nga tatimi.
Apple Italia është hetuar për gjoja dështimin e deklarimit të 1.3 miliardë dollarëve tek autoritetet italiane, ka njoftuar gazeta italiane La Repubblica.
Një zëdhënës i taksave në Itali e ka konfirmuar informatën, por nuk ka zbuluar detaje të tjera, ngase sipas tij, rasti është konfidencial.
Edhe përfaqësia e Apple në Itali nuk e ka komentuar pagesën e kësaj shume.
La repubblica ka njoftuar se pagesa do të bëhet pas disa muaj të negociatave mbi shmangien e tatimit për periudhën 2008-2013.
Apple Italia e ka selinë në Irlandë, njëri nga vendet me normën më të ulët të tatimit në Bashkimin Evropian./Rel/