Nëse i hani tri banane në ditë do ta zvogëloni rrezikun nga sulmi në tru. Një banane për mëngjes, një për drekë dhe një në orët e mbrëmjes do të sigurojnë kalium të mjaftueshëm që të zvogëlohen shanset nga krijimi i mpiksjes së gjakut në tru deri në 21 për qind.
Të gjeturat e hulumtuesve britanikë dhe italianë sugjerojnë që mijëra sulme në tru mund të parandalohen nëse njerëzit rregullisht konsumojnë ushqime që janë të pasura me kalium, si bananet, spinaqi, arra, qumështi, peshku. Hulumtimi i zhvilluar së fundi zbuloi se 1.600 miligramë kalium zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru. Ata potencojnë se një banane mesatare përmban rreth 500 miligramë kalium, i cili ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe kontrollon baraspeshën e lëngjeve në trup.