Keni një iPhone me një ekran të plasaritur apo kamerë të shkatërruar? Ju tani mund ta dorëzoni atë pranë një dyqani ‘Apple’ për të marrë një të ri.
Programet ‘Apple Store Reuse’ dhe ‘Recycle iPhone’ kanë ofruar gjithnjë mundësi shkëmbi për modelet më të vjetra, por kjo vetëm kur iPhone juaj aktual është në gjendje të mirë, pa plasaritje dhe defekte të tjera.
Por sipas ueb-faqes ‘9to5Mac, ‘Apple’ ka njoftuar se dyqanet e saj do të pranojnë edhe ‘iPhone’ të dëmtuar.