150 g gjalpë
300 ml sheqer
3 vezë
200 ml qumësht
600 g miell
Baking poëer
Kripë
Komposto ananasi
Për karamelin:
400 g sheqer
100 ml ujë
Vendosim në zjarr mesatar sheqerin me ujë për përgatitjen e karamelit, deri sa shkuma të bëhet e kuqërremtë.
Ndërkohë përgatitim bromin e kekut. Shkrijmë gjalpin, e përziejmë me sheqer, vezë, qumësht, shtojmë miellin me sodën dhe pak kripë.
Në enën e lyer me gjalpë hedhim karamelin dhe mbi vendosim copat e kompostos së ananasit. Hedhim brumin, pjekim në 180 gradë për 40 – 45 minuta.
Përmbysim ëmbëlsirën ende të nxehtë./kuzhina.al