tudiuesit kanë arritur të zbulojnë se pse portokalli i kuq është aq i nevojshëm për trupin e njeriut. Ata këtë frutë e kanë quajtur “Ngjyra e kuqe e shëndetit”, i cili falë ngjyrës së tij karakteristike ka më shumë vlera për shëndetin.
Pikërisht ngjyra e tij shkaktohet nga disa substanca të quajtura antocianine, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, çka i sjell organizmit një sërë përfitimesh.
Falë antocianineve portokalli i kuq renditet ndër frutat më të mira për shëndetin, transmeton “Zëri“.
Sipas studiuesve, antocianinet jo se nuk ekzistojnë tek portokalli i verdhë, por atje janë në një sasi më të vogël. Ata thonë më tej se sasia e tyre varet edhe nga kushtet mjedisore ku rritet ky portokall.
Këshillohet të rritet në vende me ditë të nxehtë dhe natë të freskët./ZËRI/