NUK PAKËSOHET PASURIA NGA DHËNIA E LËMOSHËS

Ky është rrëfim bashkëkohor ku qartësohet në të diçka nga mrekullitë e lëmoshës:

Ebu Sara është inxhinier i mekanikës dhe arriti të punësohet dhe paga e tij mujore të jetë 9000 rial saudit. Mirëpo edhe përskaj se rroga e tij ishte e lartë dhe posedonte shtëpi të veten personale, e vërejti se rroga i harxhohet shumë shpejt dhe nuk mundet ta kupton se si!

Thotë: Subhanallah! Pasha Allahun nuk e di se ku më shkon rroga, për çdo muaj thamë se do filloj të kursej dhe prapë nuk më mbetet gjë, derisa më këshilloi një mik që një pjesë të vogël nga rroga ime ta jap lëmoshë. Dhe me të vërtetë, një pjesë të rrogës e veçova për lëmoshë, 500 rial nga rroga për lëmoshë. Pasha Allahun, muajin e parë më mbetën 2000 rial edhe pse harxhimet dhe faturat ishin të njëjta nuk ndryshuan. U gëzova tepër dhe thash në vete se do ta shtoj lëmoshën prej 500 në 900 rial, dhe pasi që kaluan pesë muaj më erdhi lajmi se do të më rritet rroga. Falënderimi i takon, kjo është dhunti prej Allahut, të Cilin jam i paaftë ta falënderoj ashtu si e meriton. Dhuntia e lëmoshës ra sebep që ta shoh bereqetin në pasuri dhe familje dhe në të gjitha çështjet e mia. Provoje dhe do të gjesh atë që e them madje edhe më tepër.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU