Mazda MX-5, vetura e vitit 2016

Juria e përzgjedhjes së veturës së vitit 2016 (World Car of the Year 2016), sot në panairin e veturave në Nju Jork, edhe zyrtarisht ka bërë të ditur fituesin e këtij konkursi, që këtë herë është gjenerata e re e Mazda MX-5 (Miata), e cila ka marrë më së shumti vota nga finalistët tjerë, Audi A4 dhe Mercedes GLC, transmeton Zeri.info.

E njëjta juri ndërkombëtare e cila përbëhet prej 73 gazetarëve, ka ndarë shpërblime edhe në kategori të tjera si World Performance Car of the Year, World Luxury Car of the Year, World Green Car of the Year dhe World Car Design of the Year.

Rezultatet janë si në vijim: 2016 World Car of the Year – Mazda MX-5; 2016 World Performance Car of the Year – Audi R8 Coupe; 2016 World Luxury Car of the Year – BMW Serije 7; 2016 World Green Car of the Year – Toyota Mirai (FCV); 2016 World Car Design of the Year – Mazda MX-5./ZERI