Personat e moshuar të cilët kanë në gjakun e tyre sasi më të madhe të acideve omega-3-yndyrore, kanë simptoma më të vogla të depresionit.
Shkencëtarët kanë konstatuar se personat me depresion më të madh kishin sasi më të vogël të acideve yndyrore në plazmën e tyre.
Përkundër kësaj, sasia e acideve omega-3-yndyrore ishte më madhe te personat e moshuar të cilët nuk kishin simptoma të depresionit, shkruan “Zëri“.
Sipas hulumtuesve, acidet yndyrore e ndihmojnë organizmit të realizojë funksione të shumta, siç është formimi i membranave qelizore, metabolizmin e kolesterolit dhe në shërimin e plagëve.
Acidet omega-3-yndyrore, të cilat organizmi nuk i sintetizon, gjenden në vajrat bimore (të sojës, arrës dhe kolzës), peshqit me yndyrë (losos, tuna, sardele, skumbri) dhe në farat e lirit.
Prandaj ekspertët mjekësorë sugjerojnë që personat e moshuar të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë omega 3. /ZËRI/