Përbërësit për Tavë balte
– 500 gr mëlci vici
– 1 domate e madhe ose 3 të vogla
– vaj ulliri 2 lugë gjelle
– 1 spec të kuq
– 1 lugë miell
– 150 gr gjizë
– 2 thelpinj hurdhra
– 3-4 gjethe dafine
– 1 spec pikant
– piper të zi dhe kripë sipas dëshirës
Për të përgatitur këtë pjatë tradicionale veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere të cekët skuqim mëlcitë e prera në kubikë të vegjël. Pasi janë gati i heqim nga tenxherja dhe i vendosim në një enë tjetër. Në vajin e mbetur hedhim për skuqje hudhrat e grira jo shumë hollë, domatet dhe pas pak shtojmë specin e prerë në copa të holla. Pas disa minutash shtojmë edhe miellin dhe e përziejmë duke pasur kujdes që përbërja të mos ngjitet në tenxhere. I shtojmë dhe gjizën ose djathin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të marri formë unike. I shtojmë gjethet e dafinës, specin djegës sipas deshirës, piperin e zi dhe i shtojmë edhe një gotë ujë. I hedhim kripë sipas deshirës dhe pas dy minutash i bashkojmë melcitë që skuqëm në fillim. I lemë të ziejnë bashkë pvr 5-7 minuta dhe pastaj përbërjen e hedhim në dy tavat e dheut. Marrim tavat dhe i fusim në furrën që kemi ngrohur paraprakisht me 200 gradë. I lemë në furrë për rreth 20 min duke i kontrolluar herë pas here. Më pas i heqim nga furra duke pasur kujdes të mos digjemi dhe i shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur. Pjata është gati.