Dispozita e të falurit me rrobe të pista(të ndotura me ndyrësirë) nga harresa!
Pyetje;
Cila është dispozita e të falurit me rrobe të pista(të ndotura me ndyrësirë) nga harresa?
Përgjigje;
Kush sheh papastërti tek rrobet e tij pas përfundimit(faljes) të namazit, atëherë namazi i tij është në rregull(i saktë).
Nëse e ka ditur para se të falë namazin se rrobet e tij janë të ndotura me papastërti, por harron dhe fillon faljen e namazit, mirëpo pas përfundimit të namazit i kujtohet se i ka pas rrobet e ndotura me papastërti, edhe në këtë rast namazi i tij është i saktë.
Edhe pse hanbelitë janë të mendimit se namazi i personit të tillë nuk është i saktë.
Porse, mendimi më i saktë, qëndron se namazi në të dyja rastet është i saktë.
Duke u bazuar në fjalët e Allahut, xhele ue ala;
ربنا لا تؤاخذنا إن نسينا أو أخطأنا
” Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim.”
(El Bekare: 286 ).
Burimi i fetvasë;
Likaul Meftuh
Shejh Abdulkerim el Hudajri, Allahu e ruajtë
nga arabishtja:
Suad B. Shabani