Imam Dr.Shefqet Krasniqi mbrëmë në emisionin javor që transmetohet në TV-VALI dhe TV-MITROVICA përgëzoi të gjithë ata që ndikuan në mosmbajtjen e ‘Gay-Parades’ e në krye të tyre hoxhallarët që bënë një punë të shkëlqyeshme dhe më tej tha: Kjo paradë nuk është e drejtë sepse është anti-njerëzore dhe anti-ligjeve të natyrës që ka krijuar Zoti, as shtaza nuk e bënë këtë gjë.
Është një gjest që e luftojnë të gjitha fetë qiellore. Mbajtja dhe përhapja e saj do të thotë shkatërrim i individit, familjes dhe shoqërisë! E çfarë vlera ka shoqëria pa familje ?! Në vend që të martohemi ashtu qysh e ka lënë Krijuesi, me shku e me u martu me mend në kry me të njejtën gjini…Njerëzit e mençur dhe njerëzit e sinqertë që ja dojnë të mirën këtij populli dhe kësaj shoqërie duhet me ngrit zërin kundër dukurive negative në shoqëri sepse është një virus që tenton të hyjë në këtë shoqëri.