Audi do të lansojë të paktën tre automobila elektrikë deri në vitin 2020, si pjesë e një plani të madh të kompanisë.
Shefi i gjigantit gjerman Rupert Stadler raportohet se ka thënë se automobilat elektrikë do të zënë nga 25 deri në 30 për qind të shitjeve deri në vitin 2025.
Plani i ri i Audit sheh investime në shërbimet digjitale dhe teknologjitë autonome të vozitjes.
Gjermanët pritet që të largojnë disa nga modelet e kaluara për të liruar vend për investimet në teknologjitë autonome.
Një nga modelet që mund të largohet është edhe modeli i njohur A3 me dy dyer.