Sallatë me perime (Receta nga Natasha Velia)

Përbërësit:
domate të zakonshme, të vogla,
speca, patëllxhan, kunguj, patate të ziera, 100 gr djathë, hurdhra, kripë, piper ,rigon, vaj ulliri dhe uthull balsam.

Domatet i presim në formë lule dhe i mbushim me djathë me rigon e piper. Perimet i pjekim në zgarë dhe i marinojmë me kripë piper, hurdhra të shtypura, vaj dhe uthull balsam. I regullojmë në pjatë dhe i shërbejmë/kuzhina.al