Gjellë me presh

1 kg presh
400 gr mish me kockë (Qingji,viçi etj)
2 gjethe dafine
6 kokrra piper te zi
1/2 filxhan vaj
pak piper të zi -piper të kuq -2 lugë salce të kuqe.
kripë.

Pastrojmë mirë preshin dhe i presim në copa 4 cm… skuqim mishin mirë e mirë, më pas shtojmë preshin, trazojmë në zjarr të avashët deri sa prasët të vyshken gjate skuqjes, shtojmë salcën, piperin e kuq dhe të gjithë erzat me rradhe, shtojmë 3-4 gota uji, me ujë dhe e lemë të ziejë, jo në zjarr të fortë, të avshet, deri sa të ketë një sasi të vogël uji dhe të jetë zierë preshi. Ju bëftë mirë/kuzhina.al