Të mrekullueshmet frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë, substanca të dobishme që na mbrojnë nga sëmundjet dhe për të parandaluar e për të luftuar infeksionet.
Shkenca po tregohet gjithnjë e më tepër e vëmendshme për të mirat që mbartin frutat e pyllit.
Ne po ju tregojmë 8 përfitimet që ka njeriu nga konsumimi i tyre:
1- I bëjnë mirë zemrës: Luleshtrydhet dhe boronicat dhe në përgjithësi të gjitha frutat e kuqe të pyllit, janë të pasura me vitamina vërtet të shëndetshme. Ekspertët britanikë dhe ata amerikanë janë përqendruar në kushtet e shëndetit të grave dhe kanë dalë në përfundimin se si frutat e pyllit mund të jenë efektive për zemrën e tyre. Sipas këtij studimi, për të mbrojtur zemrën ne duhet të konsumojmë luleshtrydhe dhe fruta të tjera pylli, të paktën tre herë në javë.
2- Parandalojnë plakjen: Një studim mbi frutat e pyllit i kryer nga Universiteti i Parmës ka dalë në përfundim se këto fruta ndihmojnë në parandalimin e plakjes.
Në këtë rast, përfitimet nga këto fruta janë kryesisht për shkak të pasurisë së polifenolit, molekulat themelore për të frenuar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe për të parandaluar sëmundjet kronike, si dhe për të rritur aftësitë njohëse.
3- Ndihmon në dobësim: Nëse keni vështirësi në humbjen e peshës, sekreti mund të qëndrojë tek frutat e pyllit. Hani tri porcione në ditë dhe ato do t’iu vijnë në ndihmë për djegien e dhjamit të tepërt.
4- Parandalojnë infeksionet: Frutat e pyllit, veçanërisht boronicat e kuqe, parandalojnë infeksionet urinare dhe ndihmojnë për ta luftuar atë. Në termat bimorë për rastin e infeksioneve urinare, këshillohet që boronicat e kuqe të konsumohen në formën e tyre të lëngshme.
5- Ulin kolesterolin: Këto fruta, veçanërisht boronicat e kuqe, që kanë qenë objekt i një studimi specifik, ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe djegin dhjamin e tepërt. Sipas studiuesve, boronica e kuqe mund të parandalojë shtimin në peshë tek njerëzit që preferojnë një dietë jo shumë të shëndetshme, e pasur me yndyrë. Ndihmon që të mbajë nën kontroll kolesterolin e lartë.
6- Ulin presionin në menopauzë: Për këtë rast, fruti i duhur është boronica e zezë, e cila kontribuon në uljen e presionit, veçanërisht tek gratë që janë në fazën e menopauzës. Sipas një studimi të kryer në Florida, konsumimi i në tasi me boronica në ditë, do t’ju ndihmojë në mbrojtjen e zemrës por edhe uljen e presionit në menopauz.
7- Luftojnë inflamacionin: Të gjitha frutat e pyllit kanë aftësi të fuqishme anti-inflamatore dhe janë të pasura me antioksidantë. Mjedra në veçanti ndihmon në parandalimin dhe luftimin e inflamacioneve falë veprimit të saj pastrues, diuretik dhe freskues, që përshpejton shërimin e të gjitha inflamacioneve.
8- Përmirësojnë kujtesën: Të hash frutat e pyllit ndihmon në përmirësimin dhe në ruajtjen e kujtesës, sidomos tek të moshuarit. Merita i kalon sërisht antioksidantëve prezentë tek këto fruta. /RevistaShije/