Më 14 e 15 shtator në Prishtinë do të mbahet Kongresi i 20-të Evropian për shëndetin e Adoleshentëve.
Kongresi i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Shëndetin e Adoleshentëve këtë vit ka për temë “Mediat sociale dhe shëndeti i adoleshentëve”.
Sipas presidentit të Kongresit Fitim Uka kësaj radhe është përzgjedhur kjo temë për faktin se përqindje e madhe e adoleshentëve, po i përdorin mediat sociale për videolojëra.
Ndaj sipas Ukës mediat sociale aktualisht po llogariten si armiku më i madhë i adoleshentëve që do të thotë se përpos te shëndeti i tyre po ndikon direkt edhe në rezultatet mësimore.
Uka më tej shtoi se shqetësues për këtë gjendje është fakti që 20 perqind e popullatës në Kosovës janë adoleshent dhe masa më e madhe është prekur nga mediet sociale.
Ndaj siç tha ai e kanë parë të arsyeshme që edicioni i 20-të i këtij kongresi t`i kushtohet kësaj teme, e më pas rekomandimet që dalin nga aty do të përmblidhen në një raport që do t`i dorëzohet institucioneve relevante që punojnë me adoleshentët, njofton Klan Kosova.