Volkswagen Touareg, ja kur do të gjendet në treg

Në “Volkswagen” janë gjithnjë e më shumë aktiv në fushën e veturave “të terrenit”, SUV-ët e popullarizuar. Gjeneratës së njohur të “Polo”-s do t’i bashkohet edhe “vëllai” i tij më i madh. Për tregun amerikan është planifikuar edhe modeli “Atlas”, ndërsa krahas tij në treg së shpejti do të arrijë edhe modeli i ri i Touareg-ut.

Nëse Touareg i ri ju duket i njohur, atëherë mund t’ju ndihmojë. Ai është derivati direkt i T-Prime Concept GTE i cili në muajin prill është prezantuar në Kinë, transmeton “Zëri.info”.

Image

Sikurse është shfaqur në skica, Touareg e ka pamjen GTE, dhe kjo tashmë është parë në Golf  dhe Passat GTE. Kjo pamje paralajmëron se nën kapakun e përparmë do të qëndrojë tërheqja “plug in hibrid”. “Volkswagen” do ta vendos Touareg-un në platformën “MLBevo”, e cila do të jetë pjesë edhe e Audi Q7 të ri dhe Bentley Benteyg-t.

VW Touareg i tanishëm në treg gjendet që nga viti 2010, derisa versionin e ri të këtij modeli do ta mund ta shohim në vitin e ardhshëm./(Zëri)