Adem Ramadani ”n’Kosovë Show”: Reflekt

 

Me emocione po shkruj këto fjalë si reflektim për një emision shum të dobishëm sapo e shikova. Fillimisht e falëndëroj Allahun që me urtësinë dhe fuqinë e Tij mundësoi të realizohet një kësilloj emisioni kaq i rëndësishëm dhe kaq i dobishëm në kësaj rradhe për të gjithë. (Po flas vetëm për këtë herë me Ademin)

Me të vërtetë ka qenë një ”Bombë e mirë e davetit (thirrjes islame)” elhamdulilah, dhe prap elhamdulilah!

Natyrisht se pastaj e falëndëroj përzemërsisht protagonistin e emisionit Adem Ramadani për pjesëmarrjen e Tij dhe gadishmërinë për shfrytëzimin e kësaj mundësie për udhëzim në të mirë ku më të vërtetë shërbeu si shembull në shum aspekte (poashtu edhe për hoxhallarët) prej të cilave do t’i ceki vetëm këto:

1: Gadishmmëria e tij për të përdorë famën e Tij për kontribut të asaj që është e dobishmë dhe të mirë, për t’i thirrë njerëzit në pendim, në lënien e gjunaheve,në besim tek Allahu dhe në vlera të larta si respektimi i prindërve.

ë: Përmbajtja e tij në kopmetencat dhe shkathtësitë e tij interpersonale duke mos lejuar vetën të flasë diçka rreth fesë së Allahut pa dije, pa njohuri. Këtu ka kompliment të veçantë dhe me të vërtetë është për t’u lavdëruar ky gjest. Këtu sherbeu si një shembull, mostër për të gjithë ata të cilët marrin lejen të flasin rreth fesë së Allahut, posaqërisht shum të rinjë që shpërndajne fetva sikur biletat e autobusit, Allahu n’a rujtë! Ishte një mësim i rëndësishëm për këta dhe poashtu një këshillë dhe ripërkujtim i mirë për çdo Hoxhë.

3: Selektimi dhe zgjedhja mjaftë e mirë e ilahive (ose këngave me përmbajtje fetare) ku bashkoi mes vlerave fetare dhe atyre kombëtare dhe ku e përmbylli me respektin ndaj prindërve me të cilën besoj se përlotoi çdokënd që ka ndjenja. Kjo tregon zgjuarsi dhe padyshim kuptim të gjendjes së atyre të cilët i thërret. Një fenomen shum i rëndësishëm apo bazik i thirrjes islame që jo rrallëherë ndoshta edhe shpërfillet nga hoxhallarët. (apo disa prej tyre J).

4: Padyshim interpretimi dhe realizimi I mrekullueshëm, i drejtëpërdrejtë i ilahive.

5: Performanca e përgjithshme, duke mos folur shpejtë, qëndrimi i tij,shfaqja e emocioneve, përmbajtja në mosteprim të qeshurit dhe shakave etj.

Këto aspekte shkurtimisht janë rreth Ademit, e pastaj po mendoj dhe meditoj rreth Hoxhallarve që u përmendën në këtë emision.

Fillimisht Hoxha i nderuar Sadullah Bajrami të cilin Allahu e zgjodhi dhe e priviligjoi të bëhet sebeb për udhëzimin e Ademit tek Allahu. Paramendoni o të nderuar, sa shpërblimi i shkon Hoxhës Sadullah, sa gjunahu është lënë, sa vepra e mirë është bërë nga Ademi, sa njeri është udhëzu pastaj si shkak i Ademit, të gjitha shpërblimet dhe sevapet i shkojnë poashtu Hoxhës Sadullah Bajrami, Allahu e shpërbleftë! Kjo ngase i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) tha: “Me të vërtetë, ai që udhëzon dikë në të mirë, është sikur ai i cili e vepron atë (pra e arritë poashtu atë shpërblim).” {Shënon Tirmidhiu, Tranmetohet nga Enesi)

Tash sigurisht se miliona shikuesit do t’ë hulumtojnë rreth Hoxhës dhe ndoshta do të udhëzohen edhe tjerë. Kjo vlenë edhe për Hoxhën e madh të ballkanit (jo vetëm të Sllupçanit) , Hoxhën e veçantë, karizmatik dhe oratorë, Hoxha i ndjerë Jakup Asipi (Allahu e mëshiroftë). Një ilahi kushtuar atij është interpretuar para miliona shikuesve vetëm mbrëmë e paramendoni sa ndëgjohet kjo ilahi edhe në raste tjera dhe poashtu interpretohet edhe nga ilahist tjerë. Sa e sa njeriu tash i ndëgjon derset dhe ligjeratat e atij Hoxhe. Këtu e realizon seriozisht se njeriu i ditur me të vërtetë edhe ndër Dheun e ftohtë është i gjallë, dija e tij vzhhdon të shpërndahet dhe njerëzit vazhdojnë të përfitojnë. Këtu e kupton praktikisht hadithin e të Dërguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem) :”Kur vdesë njeriu i ndërpriten veprat përveçse tri; Një sadaka e rjedhshme (si një ndërtim i një xhamie apo shkolle, hapje ndonjë bunari, mbjellje e ndonjë peme prejt të cilës përfitojnë njerëzit dhe kafshët etj.), Një dituri nga e cila përfitohet, një fëmijë i cili lutet për të” {Shënon Muslimi}

Poashtu kontributi dhe mundi i Komandantit Adem Jashari është çmuar në këtë emsion me interpretimin e një kënge patriotike enkas për të. Këtu realizojmë se mundi që është i sinqertë qoftë ai në aspektin fetar apo kombëtarë, ai nuk humbë me lejen e Allahut.

Pastaj edhe Hoxha Hfz Isa Bekteshi është përmendur në emision për udhëheqjen e hifzit të Ademit, tek i cili do të shkojnë tash besoj edhe më shum nxënësa si insprim nga Ademi dhe kështu do të zgjerohet dobia me lejen e Allahut për Hoxhën Isa Bekteshi dhe për Ademin.

Përfundimisht ishte me të vërtetë një emision për t’u lavdëruar dhe këtu nuk bënë të harrohet në mirënjohje dhe falëndërim Moderatori Shpetim Desku i cili fillimisht u këshillua me publikun rreth faktit se çka dojnë të ndëgjojnë ata, ftesën e tij që ia bëri Ademit, pastaj udhëheqja e mirë e emisionit dhe zgjedhja e dobishme e pyetjeve. Për ma sha Allah kanë qenë të gjithë, një emsion që ia vlenë të shikohet edhe njëherë.

https://www.youtube.com/shared?ci=EOdunE768jA

Tërë falëndërimi i takon vetëm Allahut!

Hoxhë Ardian Elezi